“Humbja e LDK-së” – Fatmir Sejdiu kritikon dy figurat kyqe të kësaj partie!

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ftuar në Debat Plus, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, veçënarisht ato për LDK-në.

Ai ka kritikuar disa liderë të disa komunave të Kosovës, në të cilat LDK, nuk ka arritur që të dalë në vendin e parë.

Me theks të veçantë, Sejdiu ka përmendur Gjilanin dhe Ferizajn, saktësisht kryetarët e degëve në këto dy komuna: Lutfi Hazirin dhe Muharrëm Svarqa.

“Ka një zbritje të elektoratit në disa komuna, krahasuar në zgjedhjet e mëparshme. Shohim që LDK ka humbur në Gjilan, në Ferizaj. Lutfi Haziri dhe Muharrem Svarqa kanë përgjegjësi për këtë gjë”.

I pyetur se a futet në këtë rang edhe Podujeva, e cila udhëhiqet nga nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, Fatmir Sejdiu, ka thënë se ai po flet për fajtorët që duhet të gjenden në komunat ku LDK nuk ka dalur e para, e në këtë rast në Podujevë kjo parti vazhdoi të jetë në vendin e parë.

“Jo unë po them për ato komuna ku ka humbur LDK-ja”, ka shtuar Sejdiu./GazetaBlic

SHPËRNDAJE