Humbja e punëtorit të ndërtimtarisë, policia jep detaje të reja

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një punëtor i ndërtimtarisë në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se viktima me inicialet M.B. i moshës 45-vjeçare, ka rënë nga ndërtesa ku me ç’rast edhe ka vdekur.

‘Sot rreth orës 10 kemi pranuar informatë se në lagjen Arbëria më saktësisht në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë, një person ka rënë nga ndërtesa. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës’, ka thënë Ahmeti.

SHPËRNDAJE