Humbni në peshë duke konsumuar vezë për kafjall

Vezët kanë qenë në zë të keq tash e një kohë, sepse kishte mbizotëruar besimi se shkaktojnë rritjen e kolesterolit. Prandaj i kanë shmangur njerëzit, sidomos ata që kanë nivel të rritur të yndyrave në gjak ose probleme me sëmundjet kardiovaskulare. Si mund t’ju ndihmojnë vezët për humbje në peshë,transmeton gazeta Kosova Sot.

KANË PAK KALORI

Humbja në peshë nënkupton humbjen e kalorive dhe vezët mund të jenë të rëndësishme për të gjithë ata që mbajnë dietë. Nëse për kafjall merrni midis dy dhe katër vezë dhe shtoni dhe disa perime, do të keni shujtë me vetëm 300 kalori.

JANË USHQYESE

Pa marrë parasysh në numrin e vogël të kalorive, vezët janë shumë të pasura me proteina, që ju mbajnë të ngopur për kohë të gjatë. Studimet kanë treguar se nëse në nivel ditor konsumoni më shumë proteina, e më pak karbohidrate, mund të humbni në peshë.

USHQIM I SHKËLQYESHËM PËR KAFJALL

Studimet kanë treguar se femrat me mbipeshë, që në vend të petullave kanë konsumuar vezë, kanë humbur në peshë, sepse kanë ndjerë ngopjen për kohë më të gjatë dhe kanë konsumuar më pak kalori gjatë 36 orëve të ardhshme.

SHPËRNDAJE