Hyseni: Çfarë kemi bërë ne në Vetëvendosje, ka qenë gabim

28Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për Partinë Socialdemokrate dhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ish-anëtari i VV’së, tani anëtar i PSD’së, Zgjim Hyseni, ka pranuar se veprimet e VV’së kanë qenë jo të drejta.

“Çfarë kemi bërë ne, ka qenë gabim, s’ka qenë e drejtë”, është shprehur ai në “Pressing”.

Sipas tij, “grupi që ka dalë nga Vetëvendosje, s’ka dalë për shkak të interesave”.

Hyseni ka thënë se linçimet dhe shpifjet në VV janë bërë nga aktivistë të moshave 18-23 vjeçare.

Anëtari i PSD’së ka thënë se Visar Ymeri dhe Glauk Konjfuca kanë kërkuar zyrtarisht ndaljen e shpifjeve, por Albin Kurti nuk ka pranuar të ndërhyjë. /Express/

SHPËRNDAJE