Hyseni telefonon Grenellin, tregon se çka biseduan për dialogun Kosovë-Serbi

Koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, nuk arriti që në Washington gjatë vizitës së tij të takohet me Emisarin Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, por ai arriti tani që të zhvillon një bisedë telefonike me të.

Hyseni ka publikuar një shkrim në Facebook ku ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonik me Emisarin amerikan Grenell.

Koordinatori Hyseni thotë se pati një bisedë të gjatë me Grenellin dhe se biseduan për dialogun Kosovës-Serbi, sipas tij Emisari amerikan mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

Postimi i plotë nga Hyseni:

Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump.

Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell.

SHPËRNDAJE