I duhuri për Mitrovicën?

Shkruan: Bujar Saraçi

Përderisa dikuj mund t’i duhen 20 prova të dështuara për të mësuar mirë diçka, tjetri mund të godasë në diçka të mirë me herën e parë.

Jo rastësisht fillova shkrimin tim me këtë frazë. U frymëzova pikërisht nga Mitrovica si ishte dikur dhe si është sot.

Fillojmë të përmendim dallimet dukshëm të vëna re nga syri i secilit. Kemi një qytet stabil, të zhvilluar ekonomikisht, infrastrukturë të mirë, shërbime ndaj qytetarëve tejët të larta, institucione të përgjegjshme, rini aktive, hapje të vendeve të reja të punës, lëvizje të lirë, hapësira rekreative, nivel te lartë kulturor e sportiv, shëndetësi të zhvilluar, staf më së të përgatitur me përbërje profesionistësh në lëmi të caktuara, hapje të zonave industriale, krijim hapësirash të favorshmë për vizitorë, parqe dhe shtim hapësirash gjelbëruese etj.

Tani pyesim: Kush qëndron pas tërë kësaj pune gjigande?

Sigurisht e tëra kjo ka pas vetës një të fshehtë. E tëra kjo ka pas dikë që ka vendosshmëri të palëkundur, është mendjehapur, fleksibil në situata të ndryshme, ka aftësi, përvojë, inteligjencë, integritet, veti këto të cilat e kanë bërë të dashur për popullin. Në këtë mënyrë ai arriti të përmirësojë gjendjen e popullit dhe të arrijë një sërë objektivash. Ai solli ndryshime, ai transformoi premtimet në realitet të prekshëm. Ai përdori mençurinë, guximin, diplomacinë për të marrë vendime të tilla që në të ardhmen të mos gykohet nga gjenerata pasuese.
Ai ka goditur suksesshëm me herën e parë. Ishte gjë e lehtë për të. Vetëm shikoi pas të kaluarën e qytetit, arriti të prekë aty ku kishte nevojë për dorën e tij dhe magjishëm sikur të ketë ndodhur brenda natës, shumëçka brenda pak kohe mori hov ndryshe.

Mitrovica dhe qytetarët e saj e kanë zgjedhur të duhurin. Lideri i cili gjen një paradë dhe di si të dalë në krye të saj, ai i cili përdor influencë dhe jo autoritet është Agim Bahtiri.

Krenar Mitrovica dhe qytetarët e saj. Krenar bashkëpuntorët e tij.
Të paçim gjithmonë shembëlltyra jonë!

SHPËRNDAJE