I jepet lamtumira e fundit vajzës shqiptare e cila u privua nga jeta pse doli natën

Varroset vajza shqiptare të cilën e privoi nga jeta babai pse doli natën.

Mes lotëve miqtë i dhanë lamtumirën shqiptares Sabrina Lekaj. Arkivoli i 20-vjeçares ishte në ngjyrë rozë, ndërsa në krye qëndronte një foto ku Sabrina shfaqej e buzëqeshur.

Ndërsa trupi po i dërgohej në varreza, ku do të prehet përgjithmonë, vëllai i saj i vogël lëshoi në qiell 20 tullumbace të bardha, aq sa ishte dhe mosha e Sabrinës.

Petrit Lekaj, me origjinë nga Shkodra dhe prej vitesh emigrant në Australi, është akuzuar për privimin nga jeta e së bijës.

49-vjeçari vijon të qëndrojë në spital, ku ruhet nga forcat e policisë. Nuk dihet ende nëse ai ka kërkuar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

SHPËRNDAJE