I ka 150 vepra penale, por rojtari i Kallashit nderohet nga kryetari i Kuvendit të Bujanovcit

Sipas idesë së Thaçit, Komuna e Bujanocit së shpejt do t’i kthehet Kosovës, pikërisht kryetari i kuvendit të kësaj komune, Adnan Salihu ka nderuar gjatë ditë së djeshme Dibran Hoxhën ish rojën e valltares, Donjeta Kosumit të njohur si Kallashi, ndaj të cilit rëndojnë 150 vepra penale.

Në një ngjarje që është zhvilluar në Tiranë, personalitete të ndryshme kanë marrë pjesë në atë ngjarje ku qëllimi kryesor ka qenë shpërblimi i personaliteteve me nderimi të veçanta.

Një të tillë e ka marrë edhe ish roja i “Kallashit”, Dibran Hoxha. Atij ia ka dhuruar mirënjohjen kryetari i kuvendit të Bujanocit.

Arsyetimi që është dhënë nga moderatori i cili ka qenë i dënuar për shkak se kishte detyruar gruan e tij të merrej me prostitucion; Kreshnik Husaj, kishte qenë për shkak të bamirësisë së Dibran Hoxhës i vetë quajtur “King Kobra”.

Ai thoshte se po e shpërblente “King Kobrën” për shkak të therjes së 150 kurbaneve, ndihmës që ai bënte ndaj fëmijëve nevojtar dhe të gjithë personave të tjerë që u ka ndihmuar “King Kobra”.

“Në fund nuk e lënë si të pa rëndësishëm, e kam lënë si kontribuues të veçanet e kam lënë si njeri të veçanet. Ai arriti t’i prej 150 kurban për festën e Kurban Bajramit. Ai arriti t’i ushqej 72 familjar muaj për mua. Ai arriti të ushqej fëmijë që çdo herë fëmijët që i trokisnin në derë. Arriti t’iu sigurojë kulm mbi kokë që i trokitën në derë. Si emër që shumë nuk e donin, thoshin i rrezikshëm thoshin, jo i mirë, por si shpirt  i pa zëvendësueshëm i njeriut. Këtë çmim unë e pash dhe jam shumë i nderuar që kam kryetarin e kuvendit të Bujanocit për njeriun shumë të veçantë e që është Dibran Hoxha”, ka thënë në prezantimin e “King Kobras”, shkruan Insajderi.

Vetë Dibran Hoxha, ka qenë fjalë pak pas marrjes së çmimit. Thoshte se do të vazhdojë t’i ndihmojë njerëzit.

“Mirëmbrëma të gjithëve ju falënderoj për këtë çmim , ndihem i privilegjuar, respekt dhe do të mundohem në të ardhmen t’iu ndihmoj njerëzve, kaq respekt”, Dibran Hoxha.

Por, kënaqësi të veçanet që e ka shpërblyer “King Kobrën”, ka pasur edhe kryetari i kuvendit të Bujanocit, Adnan Salihu. Ai pas ceremonisë u ka thënë medieve se ka kënaqësi të veçantë që ka qenë në mesin e atyre personave, e në veçanti ‘bamirësve’ duke iu referuar “King Kobrës”.

“Po gjithashtu edhe për mua ishte një kënaqësi e veçanet që isha prezent këtu në këtë manifestim ku faktikisht ishin prezent personalitete të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare dhe gjithashtu kënaqësia tjetër është se këtu ishin prezent njerëz nga veprimtari të ndryshme duke filluar nga arti dhe deri atje te ata bamirës që i ushqejnë atë të cilët kanë nevojë”, ka deklaruar kryetari i kuvendi të Bujanocit, i cili sipas idesë Thaçit së shpejti kjo komunë mund t’i bashkohet Kosovës.

Histori e “King Kobrës” – 150 vepra penale dhe i dëshpëruar nga “Rrogëtarët e oborrit të tij mbretëror”

Historia e tij nis qysh në vitin 2004 kur kishte marrë pjesë në “trazirat e Marsit”. Nuk ishte dënuar. Më pas, si biznesmen kishte shkelur ligjin mbi 150 herë. Ishte arrestuar e liruar disa herë. Së fundmi qëndroi 20 muaj në burg. Tash Kobra paraqitet si një humanist e mysliman i devotshëm. Thoshte se do ta rimarrë fronin në biznesin e klubeve të vallëzimit erotik dhe si menaxher në estradën kosovare”

Dibran Hoxhaj që vetën e quan “King Kobra” ishte i zhgënjyer sapo  kishte dalur nga burgu pas 20 muajve. “Rrogëtarët e oborrit të tij mbretëror” që thoshte se i ka konsideruar si “vëllezër” ia kishin kthyer shpinën posa hyri në burg herën e fundit.

Historia e Dibran Hoxhës lidhet ngushtë me valltaren Donjeta Kosumi. Talenti i saj në vallëzim erotik ia kishte bërë lokalin tepër të njohur. Përfitimet kur Kosumi u bë edhe pjesë e showbiznesit në Kosovë u rritën shumë. Kallashi prezantohej si pronare, e ai si roje e saj. E problemet nuk ndaleshin.

Por sipas fjalëve të gjërat kanë ndryshuar, dhe Kallashi e kishte braktisur. Duke dashur të tregohet një humanist dhe ndihmues i atyre që kanë nevojë, Dibran Hoxhaj tregon me gojën e tij diçka që përbën shkelje të rëndë ligjore, përdorimi i fëmijëve, ose shfrytëzimi i tyre për punë. Kingu thotë se Kosumin e kishte “afruar afër vetes” kur ajo i kishte pasur 15 vjeç.

“Unë e kam pas rastin me Donjeta Kosumin, Kallashin, qysh nga mosha 15-vjeçare. Ajo është shoqëru me mu, dhe në të gjitha sukseset e kam përkrah deri këtu ku ka arritë”, thoshte Hoxhaj, përcjell Insajderi.

“King Kobra” tash pretendon se ka ndërruar komplet. Madje ai ngrit vetën duke e quajtur vetën 100% mysliman, teksa thotë se nuk ka përdorur asnjëherë as alkool dhe as cigare, madje thoshte se as makiato nuk ka pirë.

“Me përqindje mund të them se edhe 100 për qind. Për momentin jam me Ramazan, edhe qysh në moshën 14-vjeçare deri këtu nuk e kam prish. Edhe në burg kur kam qenë kam ninu prap. Kobra kur shihet në pamjen e jashtme duket sikur një person tjetër, por në realitet unë në jetën time nuk kam përdor as alkool as cigare. E as makiato nuk kam pirë kurrë”, thotë ai teksa mburret me një jetë luksoze.

Sipas të dhënave që prokurori në Prizren Sylë Hoxha ia kishte treguar emisionit “Drejtësia në Kosovë” në shtatorin e vitit 2015, ndaj tij kanë qenë mbi 60 kallëzime penale që kanë pasur të bëjnë me “trazirat e marsit të vitit 2004”. Ishte shpallur i pafajshëm. Pos këtyre, Hoxhaj kishte shpëtuar edhe në mbi 11 akte akuzuese.

Atëkohë, në vitin 2015, Dibran Hoxhaj aka King Kobra kishte edhe 4 kallëzime penale në Gjykatë dhe sapo ishte përfshirë në një tjetër sherr me shtetin. I ishin gjetur disa revole gjatë një bastisjeje që i kishte bërë Policia lokalit ku ai thoshte se punon vetëm si roje e sigurisë për atë që deklarohej se është pronare, Donjeta Kosumi aka Kallashi e cila kishte afro 40 raste të hapura në Polici.

Lokali i tij ishte djegur i tëri në vitin 2016 për ta hapur të riun. Por as ky nuk funksionoi gjatë. Pas një viti, Policia kishte bastisur në maj të vitit 2017 duke arrestuar edhe Donjeta Kosumin dhe Dibran Hoxhajn. Por “Kingu” kishte një tjetër rrëfim sesi është arrestuar. Një gënjeshtër tjetër.

Pasi tregoi se ai ka qenë dhe është pronari i lokalit që deri para dy vitesh thoshte se punon vetëm si “roje sigurimi”, Kingu ka edhe një tjetër rrëfim të rremë mbi arrestimin e tij. Thotë se u arrestua në Aeroport. Diku në Slloveni.

“Është një histori e çuditshme. Familja jeme jeton në Slloveni, unë jetoj vetëm këtu. Vëllëzërit e mij janë arrestu në Slloveni dhe më ka marrë në telefon baba jem më tha që a ka mundësi me ardhë nesër mem ndihmu. Kur unë nesër e nxjerri biletën dhe nisem për Slloveni në Aeroport më arrestojnë. Nuk kam dit as gjuhë as këso sene. Plot 20 muaj kështu më kanë malteretu. Dhe në fund u shpalla që nuk jam fajtor”, rrëfen Dibran Hoxhaj. /Insajderi/

SHPËRNDAJE