I moshuari vdes i lumtur pasi ish-bashkëshortja i dha lajmin e rremë për Donald Trump (Foto)

Michael Garland Elliott, vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 75 vjeçare. Deri këtu, gjithçka është normale, por në mediat ndërkombëtare është përhapur me shpejtësi lajmi i vdekjes së tij për një arsye tjetër, jo fort e zakontë.

Ai nuk e pëlqente Donald Trump, presidentin aktual amerikan. Një ndjekës i rregull i lajmeve, Elliott ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj zt.Trump, ndërsa gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke e bërë të paaftë për të komunikuar.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Oregon i rrethuar nga miqtë dhe kujdestarët, ndërsa telefona e fundit ishte me ish-bashkëshorten Tereza Elliott.Edhe pse ishin divorcuar dy dekada më parë, dyshja kishin mbetur miq të ngushtë dhe zonja Elliott e dinte saktësisht se çfarë do t’i thoshte ish-bashkëshortit të saj në momentin e fundit.

Gjëja e fundit që i tha, ishte se Donald Trump është shkarkuar nga detyra.Me të dëgjuar lajmin, burri u nda nga jeta.“E dija se ishin momentet e tij të fundit”, tha 68 vjeçarja.

“E dija se do t’i sillja rehati dhe e bëra. Ai pastaj la frymën e fundit”, shtoi ajo për New York Daily News.

SHPËRNDAJE