I nxehti saharian pritet ”të pushtojë” Europën

Një valë nga më të nxehtat e dekadës së fundit, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius do të përfshijnë këtë javë Italinë, sidomos qendrën e vendit dhe veriun e tij.

Sipas meteorologëve të 3Bmeteo dhe Meteo Expert, javën e fundit të qershorit temperaturat do të arrijnë shifra rekord edhe në disa kryeqytete europiane.

Vala e fuqishme e nxehtësisë do të arrijë kulmin mes 27-29 qershorit në qytete si Torino, Milano, Bolonja, Romë, Frozinone, Rieti dhe Sasari me temperatura 37-40 gradë Celsius.

Kjo valë e nxehtësisë i atribuohet anticiklonit subtropikal, që do të ndikojë kryesisht në Spanjë, Francë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Holandë, Italinë Veriore, Sardenja dhe rajonet qendrore të detit Tirren.

Edhe në Francë, do të regjistrohen temperatura deri në 40 gradë Celsius, në kryeqytetin Paris dhe 41-43 gradë mes Madridit dhe Francës Jugore.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE