I riu zbulon varrin e Pablo Eskobarit, nuk i beson syve çfarë shikon

Gjithmonë e më shumë po bëhet virale përdorimi i Google Maps për të kërkuar apo njohur vende që doni të vizitoni apo për të mësuar më shumë rreth tyre.

Me anë të këtij opsioni mund të gjenden vende të ndryshme, rrugë dhe adresa nga çdo vend i botës.

Duke përdorur këtë opsion një i ri i lindur në Kolumbi ka gjetur varrin e ‘kapos së drogës’ Pablo Eskobarit, i njohur si kreu i kartelit të Medelinit, i cili për shumë vite mes 1980- 1990 u konsiderua si narkotrafikanti më i pasur, i pushtetshëm dhe më i rrezikshëm në botë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

I riu kërkoi rrugën Jardines de Montesacro, e gjendur në komunën Itagui, në Antiokia. Express raporton se përdoruesi i Google Maps identifikoi vendin dhe mundi të gjente varrin e kapos, i vdekur në 2 dhjetor të viti 1993.

Pasi u sigurua që bëhej fjalë për ‘strehën e fundit’ të kapos, një detaj i ka tërhequr vëmendjen.

Ashtu siçtregohet në pamjet e publikuara në artikullin e Express, varri i kapos nuk duket aspak i braktisur, pavarësisht se kanë kaluar plot 25 vite nga vdekja e tij.

Përkundrazi nga pamjet që shfaqen në Google Maps, varri i ‘padronit’ duket i kujdesur mjaft mirë dhe i rrethuar me buqeta lulesh shumëngjyrëshe-shkruan Express.

Me shumë mundësi varri i Eskobarit vizitohet shpesh nga familjarët e tij, miqtë madje dhe nga turistë që shkojnë në Medelin.

Varri i Eskobarit përfshihet në listën e vendeve që nuk duhen humbur nëse vizitohet vendlindja e Pablos.

SHPËRNDAJE