Ia ngacmoi vajzën në rrugë, babai i tërbuar ndjek me veturë 21-vjeçarin (Foto)

Një video është publikuar në internet, që shfaq një baba të tërbuar duke ndjekur një burrë të ri, pasi ky i fundit e përshëndeti vajzën e tij.

Videoja u publikua në Facebook dhe ngjarja besohet të ketë ndodhur në Ishullin Jugor të Zelandës së Re.

Fermeri i tërbuar mund të shihet duke e ndjekur 21-vjeçarin, para se të ndalet në rrugë dhe të lëshojë sulmin e tij, transmeton Gazeta Express.

“Rri larg vajzës sime”, dëgjohet babai duke i thënë atij. 

SHPËRNDAJE