Ia vodhën veturën, burri e gjen atë përmes Facebook

Fares Zatriq, një anëtar i grupit “Marakli t’kerreve!” në Facebook, ka arritur ta gjejë veturën e tij të ‘vjedhur’ përmes ndihmës së anëtarëve të grupit.

Vetura e tipit Renault Koleos, sipas fotografive të publikuara në grup, u gjet në një parking të qytetit të Lipjanit.

Fares ka falënderuar me një postim anëtarët e grupit, duke publikuar fotografitë dhe videon e momentit kur policia gjen veturën, me fjalët: “Faleminderit shumë grupit “Marakli t’kerreve” për gjetjen e veturës, shkruan Gazeta Express.

Grupi “Marakli t’kerreve!” është një grup në Facebook për adhuruesit e veturave, që numëron më shumë se 70,000 anëtarë.

SHPËRNDAJE