Ibrahimovic u turpëruar mbrëmë, dështoi nga afërsia të shënonte gol

Milan ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, duke fituar në udhëtim ndaj Brescia në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi kroat Ante Rebic në minutën e 71-të, për t’ia dhuruar përsëri tre pikët e plota Milanit, ashtu siç bëri javën e kaluar ndaj Udineses.

Megjithatë, sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ende nuk po arrin të gjej formën e mirë të tij, pasi ka humbur një rast, që në ditën e tij do ta dërgonte topin në rrjetë pa ndonjë problem të madh, shkruan Insporti.

Në fund të pjesës së parë ai u shërbye nga Theo Hernandez nga krahu i majtë, por këmba e tij e majtë tradhtoi atë duke e dërguar topin pranë shtyllës pingule.

Ky dështim i tij është komentuar shumë në rrjetet sociale, nga tifozët kundërshtarë të Milanit dhe Ibras, pasi kjo nuk i ka ndodhur në karrierën e tij të madhe të dështon nga kjo afërsi. Milani me këtë fitore renditet në pozitën e gjashtë me 31 pikë.

SHPËRNDAJE