Identifikohen dëshmitarët që s`e ndihmuan të moshuarin në Gjilan, pritet vendimi i Prokurorisë (Video)

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka identifikuar të gjithë dëshmitarët okularë të rastit të djeshëm ku një person i të 60 –ve u alivanos në rrugë e më pas dhe ndërroi jetë.

Sipas Ismet Hashanit, i cili është zëdhëndës i policisë në komunën e Gjilanit, personat në fjalë ku në pamjet të cilat qarkullojnë në internet shihen duke mos i ofruar ndihmë të moshuarit të alivanosur, janë intervistuar.

Duke qenë se mosdhënia e ndihmës së parë konsiderohet vepër penale, ata në deklarimet e tyre para policisë kanë pohuar se kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente.

Në prononcimin e tij për Klan Kosova, Hashani tha se tashmë ky rast është duke u procesuar nga Prokuroria, ku dhe nga ta, më tutje do të merret vendimi për dëshmitarët nëse ka të bëjë me vepër penale për mosdhënje të mjaftueshme të ndihmës së parë apo jo.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE