Idrizi premton përkrahje për kompanitë dhe prodhimet vendore

Zhvillimi ekonomik në Mitrovicë është prioriteti kryesor, ndërsa përkrahja e bizneseve si masë e parë shtytëse në këtë kuadër. Kështu theksoi kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, gjatë vizitave nëpër biznese, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Duke shpalosur detaje nga programi për mandatin e ardhshëm qeverisës në Mitrovicë, ajo tha se në kuadër të shtyllës për zhvillim ekonomik, parashihet themelimi i zyrës për zhvillim ekonomik lokal – përgjegjëse për dizajnimin dhe zbatimin, monitorimin dhe udhëheqjen e planit të zhvillimit ekonomik lokal dhe pika kontaktuese e bizneseve dhe komunës. “Përkrahja dhe promovimi i kompanive dhe prodhimeve vendore, është një pikë e veçantë në këtë shtyllë”, tha ajo.


Gjithashtu Idrizi përmendi edhe Fondin e punësimit për fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me fokus të veçantë tek gratë dhe rinia dhe krijimin e një ambienti të favorshëm fiskal për ndërmarrjet dhe për investitorët e rinj për punësime të reja.

“Shumë me rëndësi është edhe fuqizimi i parqeve të biznesit, si atij të bërë më herët, dhe funksionalizimi – përfundimi i infrastruktures në Zonën e lirë ekonomike, lehtësirat tatimore për biznese etj”.

Sa i përket pikave të tjera në kuadër të zhvillimit ekonomik, ajo numëroi atë për hapjen e qendrës innovative në mbështetje për projekte innovative dhe start-up biznese, mandej mbështetje investitorëve nga diaspora, vënia në disponim e pronës komunale për bizneset nga diaspora dhe lehtësirat tjera tatimore, fuqizimin e përdorimit të teknologjisë dhe ofrimin ei shërbimeve on-line në administratë.

Sipas saj, ndër pikat më të rëdësishmë në këtë drejtim është krijimi i këshillit socio-ekonomik (KLSE) në nivel të komunës. “Lidhshmëria dhe nevoja e punëdhënësve dhe partnerëve tjerë me komunën janë një nga faktorët e rëndësishëm për krijimin e vendeve të punës. KLSE do të themelohet si organ konsultativ dhe këshillëdhënës i komunës për shkak të vendosjes së dialogut demokratik dhe social në funksion të arritjes së paqes së përhershme dhe stabile sociale dhe inkuadrimit aktiv të gjithë partnerëve social në procesin e vendimmarrjes për çështjet më të rëndësishme me rëndësi ekonomike dhe sociale të bashkësisë lokale”.

Në kuadër të aktiviteteve për zgjedhjet e 22 tetorit, Idrizi ka vizituar edhe fshatin Vërrnicë, Vaganicë, mandej një takim e ka zhvilluar me banorët e Iliridës si dhe një takim me të rinj në qytet.




  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE