Imazheet joshëse të Melania Trump para se ajo të bëhej Zonja e Parë e SHBA-ve

Melania Trump ka lindur në Slloveni, aty ku studio dhe nisi edhe karrierën si modele, ndërsa prej 2005-ës, është bashkëshortja e miliarderit, tashmë president të SHBA-ve, Donald Trumpit.Bukuroshja slloveno-amerikane ka pozuar për shumë kompani të famshme mode.

Ajo është një grua shumë mbresëlënëse, askush nuk mund ta mohojë këtë. Presidenti aktual i SHBA-ve e dinte se çfarë gruaje zgjodhi si bashkëshorten e tij. Por çfarë bënte Melania para se ajo të bëhej Zonja e Parë e Amerikës?

Në moshën 18-vjeçare ajo filloi punë si modele në Milano, pas një kohe u shkëput për të studiuar Arkitekturë dhe sërish ju rikthye modelingut. Në vitin 1996 u transferua në New York ku punoi për disa nga revistat më të njohura në botë.

Koleget e saj e kishin zili dhe e kanë konsideruar një profesioniste të vërtetë. Në po të njëjtin vit Melania bëri edhe një set fotografik në të cilin shfaqej pa asnjë rrobë në trup dhe mbulonte pjesët intime. Këto dhe fotografitë ku shfaqej me një tjetër modele në shtrat të dyja nudo kanë bërë xhiron e rrjetit.


Një tjetër kopertinë e bujshme e saj ka qenë në vitin 2000 kur sapo ishte njohur me Trump, një kopertinë e cila mbante titullin “sex at 30’000 feet”.Nga mediat, Melania është cilësuar si një nga zonjat e para më seksi dhe më me sharm, në të gjithë historinë dhe kjo falë të kaluarës së saj si modele./Blitz.al/

SHPËRNDAJE