Infermieri kosovar publikon video: Me rroba e pajisje anti-Covid, tregon se si kujdesen për pacientët në QKUK

Infermieri Fitim Havolli ka publikuar disa pamje teksa tregon se si kujdesen për pacientët në QKUK.

Ai thotë se nuk arrin asgjë tek pacienti, pa këto ndërhyrje të infermierëve.

“Pavarsisht rrobave dhe paisjeve anti covid, ne e bëjmë punë me nder e profesionalizëm të madhe!”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Nuk arrin asgjë tek pacienti, pa këto ndërhyre Infermierore,para se ta aplikojmë terapin duhet, pregaditja psiqike e pacientiti në lidhje me punën që kemi me bërë për vendosjn e kanulimit në vijen venoze!
Pavarsisht rrobave dhe paisjeve anti covid, ne e bëjmë punë me nder e profesionalizëm të madhe!
Jam shumë krenar që për 20 vite ju shërbej pacientëve me përkushtim e moral!
Suskese për gjithë kolegët profesionistë e shëndetësor në mbar botën!.