Inspektorati Policor i Kosovës: Nga ky aksion u arrestuan 19 punonjës policorë – 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë

Miradije Kelmendi nga IPK ka dhënë detaje nga aksioni i sotëm policor ndaj të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Ajo ka thënë se me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Janë arrestuar 19 punonjës policorë, 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Nga ta është një Kapiten, 3 rreshterë dhe të tjerët zyrtarë policore. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash”, tha Kelmendi, ndërsa potencoi se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.

Ajo potencoi se zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar nga detyra./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE