Instagram heq numërimin e pëlqimeve

Instagram nga sot ka filluar testimin për heqjen e numërimit të pëlqimeve në fotografi e video.

Instagram këtë e ka bërë të ditur nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se që nga sot do të filloj të testoj heqjen e numërimit të pëlqimeve në të gjithë botën.

“Që nga sot, ne jemi duke zgjeruar testet tona për numërimin e pëlqimeve private globalisht. Nëse ju jeni pjesë e këtij testimi, ju nuk do ti shihni më numrin total të pëlqimeve apo shikimeve të fotove e videove të postuara, përveç nëse ato janë tuajat”, kanë shkruar ata.

SHPËRNDAJE