Instagram me tjetër ndryshim këtë muaj: Lirohuni njëherë e mirë nga komentet negative

Tash e disa muaj Instagrami po na befason me nga një ndryshim të ri çdo muaj.

Kësaj here Instagram ka shtuar një opsion të ri që mban emrin ‘Restrict’ e cila ua mundëson përdoruesve të mos marrin komente fyese.

Ky opsion do të aktivizohet për përdorues specifik duke lëvizur majtas një komenti, duke shkuar tek ‘privacy settings’ ose duke e bërë këtë gjë tek llogaria e personit.

Në këtë mënyrë personat e caktuar nuk do mund të komentojnë tek postimet e tua. Duke qenë se personi nuk është bllokuar, njerëzit do të kenë mundësinë të shohin padhunueshmërinë në komente duke klikuar tek mesazhi që i shfaqet.

Opsioni ‘Restric’ u vjen në ndihmë personave që përdorin Instagramin të mbrohen nga komentet ofenduese./gazetametro.net

SHPËRNDAJE