Irinej: Kosova është zgjedhë e bekuar nga e cila serbët heqin dorë

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka deklaruar se nuk i përket asnjë politike duke shtuar se pa bashkim nuk ka mbijetesë të popullit serb.

Ai, duke përkujtuar se gjatë këtij muaji ka qëndruar disa ditë në Kosovë, ka theksuar se “nuk është e vërtetë që në Kosovë nuk ka serbë”.

Sipas tij, pjesëtarë të popullit serb nuk ka ashtu siç ka pasur, por një pjesë e madhe e tyre ka mbetur dhe “beson se ka të atillë që do të ktheheshin me gëzim po të kishin ku të kthehen”, përcjell b92.

“Për ne Kosova nuk është zgjedhë. Po, është zgjedhë e bekuar, zgjedhë e Zotit, por jo zgjedhë që na bën presion dhe na detyron të heqim dorë nga vendi ynë i shenjtë”, ka thënë Irinej duke ua uruar pashkët besimtarëve ortodoksë.

SHPËRNDAJE