Ironizon Surroi: Serbia po e quan terrorist Enver Hoxhajn, a do ta dorëzojë AKI në Beograd

Ndaj arrestimi e më pas dorëzimit të gjashtë shtetasve turq në duar të Inteligjencës turke, nga autoritetet kosovare, ka reaguar edhe publicisti Veton Surroi.

Ai ka ironizuar duke thënë se pas këtij veprimi të AKI’së dhe Policisë së Kosovës, të njëjtat do të duhen që ta arrestojnë edhe zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, dhe t’ia dorëzojnë Serbisë.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

““Enver Hoxhaj si terrorist tipik i viteve të 90-a nuk e ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në fakt, ai sinqerisht urren njerëzit që kanë për mision krijimin e paqes dhe stabilitetit”. Kështu tha Zyra për “Kosovën e Metohinë” e Qeverisë së Serbisë.

Meqë Serbia ka një Qeveri sovrane, si ajo turke,dhe deklaron madje publikisht se një person që gjendet në territorin e Kosovës është terrorist, a do të thotë që AKI dhe Policia e Kosovës këtë person duhet ta arrestojnë dhe t’ia dorëzojnë autoriteteve serbe?”, ka shkruar Surroi në facebook.

SHPËRNDAJE