Isa Mustafa arrin në zyre të LDK-së, pas pak fillon mbledhja ku pritet të merren shumë vendime

Humbja e zgjedhjeve në Podujevë, ka shtyrë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të mbledh Kryesinë dhe deputetët e partisë së tij.

Gazeta Blic, mëson se tashmë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në zyret qendrore e partisë së tij, ku pas pak pritet të arrijnë edhe deputetët dhe zyrtarët tjerë.

Temë kryesore në këtë mbledhje, do të jetë humbja e zgjedhjeve në Podujevë dhe rrugëtimi i ardhshëm politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gazeta Blic raportoi mbrëmë se Isa Mustafa, ka thirrur mbledhje të Grupit Parlamentar, me t’u kumtuar rezultatet për kryetar të Podujevës.

Në këtë mbledhje do të diskutohet zgjedhja e presidentit të ri, por pa përjashtuar edhe diskutimet për çështje të brendshme të Lidhjes Demokratike.

Kështu të paktën i ka thënë ky burim gazetës.

“Tashmë ka arritur Isa Mustafa në zyre të LDK-së. Pas pak pritet të bashkohen dhe deputetët dhe zyrtarët tjerë të partisë. Do të diskutojmë për humbjen e zgjedhjeve në Podujevë, por edhe për shumë çështje të tjera të brendshme partiake por edhe për presidentin e ri”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.