Isa Mustafa befason për garën në LDK

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të kandidojë përsëri për postin e të parit të partisë.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i moçëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shefki Gashi.

Ai ka treguar në T7, se Mustafa i ka thënë personalisht se do të kandidojë për kreun e partisë në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen së shpejti në LDK.

Sipas Gashit, njeriu i vetëm që mund ta ruajë stabilitetin në LDK është Mustafa.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE