Isa Mustafa: Kosova nuk duhet të hyjë në konflikt me SHBA-në – taksa duhet të hiqet plotësisht

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur se ambasadori Grenell i ka thënë që sot do të pasojë paralajmërimi i masave të MSS-së.Ai u shpreh se Kosova nuk duhet të ftoh marrëdhëniet me SHBA-në.

Mustafa tha se mbështetja e SHBA-së për Kosovën nuk është vetëm me para, por edhe në ushtri, polici e sfera të tjera.

Lideri i LDK-së, Mustafa në RTV21 shprehu edhe një herë qëndrimin e këtij subjekti politik se taksa duhet të hiqet plotësisht.

Ndër tjerash foli edhe për takimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Mustafa tha se nuk ka asgjë kundër këtij takimi por, tha se edhe kryeministrin Albin Kurtin ta marrë rolin e vet jo vetëm në proces të dialogu,t por edhe në diskutimet me SHBA.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar më 2 mars në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, i cili takim është mbajtur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

SHPËRNDAJE