Ish-deputeti i revoltuar ndaj Hotit: O kryeministër ndalu pak se i shterre xhepat e qytetarëve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelemendi, njëherëshit edhe kryetar i partisë Fjala, ka thënë se Avdullah Hoti duhet të ndalojë me vendimet e tij, sepse është duke u shterrur xhepat e qytetarëve.

Kelmendi ka kritikuar Kryeministrit Hoti gjithashtu edhe për numrin e madh zëvendësministrave, dhe koordinatorëve të ri.

“A të ka mbetë ndonjë pozitë të re pa e shpikur?
Mundesh, edhe guvernator, edhe traktor, edhe terator, edhe …edhe çka të duash shpik se e ke kënaqë!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

O kryeministër Hoti ndalu pak se e shterre xhepin e qytetarëve!

Kush të paguan ty kryeministër, kush ti paguan zëvendësat e tu, kush i paguan ministrat dhe një vagon zv.ministra.
Kush iu paguan veturat, meditjet, drekat dhe darkat?

Tash edhe kordinator paske emëruar, bravo!
A të ka mbetë ndonjë pozitë të re pa e shpikur?
Mundesh, edhe guvernator, edhe traktor, edhe terator, edhe …edhe çka të duash shpik se e ke kënaqë!

Pse a po i pagun ti dhe LDK-ja apo xhepi i qytetarëve?

SHPËRNDAJE