Ish-drejtori i policisë jep alarmin: Këto 5 qytete të Shqipërisë drejtohen nga bandat

Ish-Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Aleks Hajdari gjatë një intervistë në News 24 ka zbuluar qytetet e krimit në Shqipëri.

Ai ka deklaruar se Elbasani nuk është qyteti i vetëm i pushtuar nga krimi, sipas tij edhe Tiranë, Durrësi, Shkodra e Vlora kanë të njëjtën situatë krimi.

“Unë mendoj se situata e krimitështë më e rëndë në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër dhe Vlorë, më e rëndë në këto qytete sesa në Elbasan.

Në Durrës janë 62 makina të blinduara në këtë qytet, dhe nuk mund të them nëse janë me dokumente, por ky numër i madh në një qark duket pak alarmant, kjo tregon përplasjet që kanë grupet me njëri tjetrin”, – tha Hajdari.

SHPËRNDAJE