Ish i dashuri i Morena Tarakut publikon bisedën private me Fjolla Morinën, false dhe fansja e ime

Sasha Sobhani publikonte video  në “Instastory”-n e tij, nën shoqërinë e këngëtares Fjolla Morina, gjatë vizitës së tij në Kosovë. Nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë nga këngëtarja Morena Taraku dhe dalja e tij me FjollëN u pa si një provokim duke shkaktuar bujë të madhe në media.

Si duket as “shoqëria” me Fjollën nuk zgjati shumë. Këngëtarja ishte e ftuar dje në emisionin “Zonë e Lirë” ku zbuloi se e kishte takuar një herë miliarderin, të cilin e quajti mashtrues. Kjo deklaratë e Fjollës mesa kuptohet është marrë vesh nga Sasha, i cili e ka kërcënuar atë se do të publikojë mesazhet private. Nëpërmjet një “Instastory” të shkruar në gjuhën shqipe, Sasha e quan këngëtaren shqiptare false dhe plastikë.

Miliarderi iranian publikon edhe një mesazh të dërguar nga Fjolla, ku në të Sasha e konsideron  Morinën si fanse të tij.

SHPËRNDAJE