Ish konsulli Gërvalla: U shkarkova sepse isha njeri i afërm i Fatmir Limajt. Paralajmëron këtë hap ndaj Glauk Konjufcës

Kadri Gërvalla është njëri nga konsujt e shkarkuar nga kryediplomati, Glauk Konjufca.

Gërvalla ka qenë Konsull në Konsullatën në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart të Gjermanisë.

Ai në një prononcim për “Gazeta Blic” thotë se vendimi për shkarkimin e tij nga kryediplomati Konjufca, është një vendim i pa drejtë dhe i pa menduar mirë në raport me të.

“Me një vendim të Minsitrit z.Konjufca, në mesin e të larguarve figuroi edhe emri im. Është një vendim i padrejtë, i pa menduar mire dhe i pa vlerësuar mire në raport me mua si konsull. Unë jam emëruar konsull në nëntor të vitit 2018, duke e pasë bazën ligjore, pasi kam qenë pjesë e konkurseve dy herë që ka pasur MPJ”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Ai ka shpjeguar se si ka ardhur deri te zgjedhja e tij konsull.

“Duke i kalur provimet me shkrim dhe intervistat që kemi pase ne Qeveri, unë jam vlersuar lartë për dërgimin tim në sherbime konsullore dhe diplomatike. Prandaj, unë kam qenë në listë të pritjes për t’u emruar dhe është fakt që Z. Limaj e ka propozur emrin tim Ministrisë, duke e ditë shkollimin tim, vlerat e mia dhe kontributin tim që kam bërë me vite në diasporë, pasiqë kam jetuar dhe vepruar atje”, ka theksuar ai.

Gërvalla ka theksuar se shkarkimi i tij nuk është i bazuar në ligj.

“Dhe nëse ka qenë e paligjshme, çfarë faji kam unë këtu, atëherë është dashur që Ministri të merret me ish- ministrin z. Pacolli, i cili ma ka lëshuar vendimin jo me mua. Kur kam marrë vendimin me të njëjtin ligj paska qenë në rregull, e tash sipas Konjufces qenka jo i rregullt. Unë, jam jurist me profesion, por ju lutem kjo zyra ligjore në MPJ-duhet ta këshilloj më mirë Ministrin”.

Gërvalla thotë se Konjufca është fiksuar pas biografisë së tij dhe se të gjithë këtë sqarim po e bën për opinionin publik.

“Për opinionin do të prononcohem, jo për ata që më njohin se e dinë të gjithë kush është Kadri Gervalla, sa kam kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por për ata aktivistë të Vetvëndosjes dhe vetë ministrin, i cili nuk e ka lexuar biografinë time, apo i është frikësuar biografisë time. Jam i vetmi diplomat i Kosovës në botë qe kam dashur që në mandatin tim 4 vjeçar t’i kursej qeverisë së shtetit të Kosovës 100.000 mijë euro”, thotë konsulli i shkarkuar ditë më parë.

Ai ka treguar se qiranë e banesës e ka paguar vetë, duke pretenduar se shtetit ia ka kursyer hiq më pak se 20 mijë euro brenda një viti.

“Jam i vetmi diplomat që veturën time private e kam përdorur me të gjitha shpenzimet e mia për takime bilaterale, me shoqata, me institucione gjermane, duke e kursyer shtetin e Kosovës dhe kurrë s’e kam përdorur veturën e Konsullatës. Jam i vetmi diplomat që nuk kam pas telefon fiks në zyre. Të gjithë telefonatat i kam bërë me telefonin tim privat, dhe e kam paguar vetë”, thotë ai.

Gërvalla paralajmëron se do të bëjë padi në Gjykatë nëse MPJ nuk do ta marrë në konsideratë ankesën e tij.

“Nese MPJ nuk merren me ankesën time, unë do të bëjë padi në gjykatë”, ka paralajmëruar ai.

Ai është i bindur se u shkarkuar vetëm për një arsye- pse ishte njeri i Fatmir Limajt.

“Pra, thjesht më larguan pse isha njeri i Fatmir Limajt, por mburrem që kam qenë diplomati më i vlersuar ku kam prezentuar në mënyrë profesionale dhe dinjetoze shtetin tim”, ka theksuar ndër të tjera ai.

Ndryshe, ditë më parë ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ditë më parë ka marrë vendim që t’i shkrakoj 14 konsuj të Kosovës.

Ai në arsyetimin e tij, ka shkruar se përzgjedhja e tyre është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

SHPËRNDAJE