Ish-Koordinatori i LVV-së thotë se letra e Shpendit ishte e pasinqertë, flet me statistika!

Ish-Koordinatori në Sekretariatin për Organizimin e Aktiviteteve në LVV, Kreshnik Ahmeti konsideron se letra e (pa)publikuar e dorëheqjes se djeshme të kryetarit të Komunës së Prishtinës, ishte e pasinqerte dhe se dorëheqja si vendim ishte marrë kohë më parë, e që sips tij, më së miri e tregon një analizë e thjeshtë e ndarjes së pushtetit në Komunën e Prishtinës.

Ai me anë të një shkrimi që e ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, ka bërë një analizë të ndarjes së pushtetit në Komunën e Prishtinës.

Sipas tij, duke pas parasysh se në mandatin e parë LVV kishte vetëm 10 asamblistë dhe së bashku me koalicionin e krijuar, nuk arriti shumicën në Kuvend.

“Në mandatin e dytë, numrat e asamblistëve të LVV u rritën në 16, por pushteti i LVV në Ekzekutiv ra në mënyrë drastike. Kjo rënie e pushtetit nuk kishte asnjë kuptim logjik kur i merrnim parasysh vetëm ato informata për të cilat kishim njohuri atëherë, e që ishin shumë më pak se sot. “ – ka shkruar ai.

Ahmeti i ka përmendur edhe disa statistika të tjera ku ka treguar se LVV në fund të mandatit të parë ka udhëhequr me 8 pozita kyçe në ekzekutiv (7 drejtorë dhe shefja e kabinetit), përderisa tani, sipas tij, në mandatin e dytë ajo udhëheq vetëm me 3 drejtori, pra 6 pozita kyçe më pak.

Ai nuk ka harruar ta përmend edhe buxhetin që e ka menaxhuar LVV, në mandatin e parë me gjithsej 71% përderisa sot kjo parti menaxhon vetëm 14% të tij, përcjellë GazetaBlic.

“Sot, me më së shumti buxhet të Komunës së Prishtinës udhëheqë AAK, plot 35%. Rritjen më të madhe të udhëheqjes se buxhetit nga mandati i parë në të dytin e ka AKR, me 469% rritje.

Ndërsa, rënien më të madhe, në përqindje, të udhëheqjes së buxhetit e ka LVV, me rënie prej 77%.” – ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shprehur mëdyshje rreth asaj se, nuk e di se si ka kaluar ky koalicion në Këshill, por ka shtuar se e di që kjo tregon shumë për planet e kryetarit aktual, pasi që, sipas tij, nëpërmjet vetëvendosjes, fitoi mandatin e dytë të udhëheqjes së Komunës së Prishtinës.

SHPËRNDAJE