Ish-portieri i Kosovës dhe disa klubeve tani punon në një restorant në New York

Nuk i eci me futbollin dhe për këtë ka ndërruar profesion, tani punon në një restorant në New York.

Bëhet fjalë për ish-portierin e Kosovës dhe disa klubeve tjera në vendin tonë, Granit Kolshi.

Në një video të publikuar nga Restorant Napoli në New York, Granit Kolshi është parë duke pritur siç është më së miri myshterinjtë.

Gardiani kishte një karrierë tepër të suksesshme, madje arriti të fitonte kampionatin, Kupën dhe Superkupën me Feronikelin. Së fundmi Kolshi ishte pjesë e klubit pejan të Besës.

Më herët ai ka veshur edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës. Për herë të fundit, Kolshi ka qenë i grumbulluar me Kosovën në 5 shtator të vitit 2016-të në sfidën ndaj Finlandës. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE