Ish presidentët e Amerikës bëhen bashkë për një kauzë (VIDEO)

Pesë ish-presidentët e Amerikës janë bashkuar në një kauzë të rëndësishme për kombin amerikan. Pas përmbytjeve të mëdha në Hjuston dhe bregdetin e Karaibeve, nga uraganet Harvey dhe Irma, ish-presidentët Bill Clinton, Barack Obama, George H. W. Bush, George W. Bush dhe Jimmy Carter kanë ndërmarrë një nismë të quajtur “One America Appeal”.


<
Ata i bëjnë thirrje qytetarëve dhe organizatave të ndryshme, të dhurojnë sado pak dollarë, për të ndihmuar në rikuperimin e zonave të prekura nga katastrofa natyrale.

Barack Obama i është drejtuar rrjetit social Twitter duke i bërë thirrje ndjekësve të tij të dhurojnë sepse “amerikanët gjithmonë përgjigjen, kur bëhet një thirrje”.

SHPËRNDAJE