Ish-presidenti Sejdiu tregon se a do t’ia mësyjë të parit të LDK-së

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, njëherësh edhe ish-kryetar i LDK-së, ka folur  për zgjedhjet e brendshme në LDK që do të mbahen së shpejti.

Ai ka shprehur gatishmëri për të kandiduar për kryetar të partisë, por pohon se do të analizojë rrethanat në momentin e shpalljes së zgjedhjeve.

“Deri tash është marrë vetëm një vendim në kryesi, është selektiv. Shpresoj të ketë një depërtim të ri. Po, unë kam shprehur gatishmërinë time për të kandiduar. Por, kur të jetë momenti do t’i analizojë të gjitha rrethanat”, tha Sejdiu në një intervistë

Sejdiu, Ka folur edhe për Qeverinë aktuale në krye me Ramush Haradinajn. Thotë se është shumë e vështirë të mbahet një Qeveri me kaq pak vota, sa ka kjo aktualja.

“1 apo 2 vetë mund të luajnë me fatin e Qeverisë dhe mund ta shtrëngojnë në njëfarë mënyre. E gjejnë orën e ligë të partnerit në koalicion dhe e shtrëngojnë. Zgjedhjet shikohen edhe si pjesë e alternativës. As opozita s’i ka votat për ta rrëzuar qeverinë e për të shkuar vendi në zgjedhje, por fundi fundit është e sinqertë”, tha Sejdiu./Koha.net/GazetaBlic/

SHPËRNDAJE