Ish-punonjësja e NASA habit me deklaratën e saj: Tregon nëse ka parë njerëz në Mars

Ajo thotë se kur ka parë burrat që ecnin në mars ka qenë duke shkarkuar telemetri nga sonda Viking, e nisur në misionin sekret. Ajo pretendon se në këtë moment ajo ajo pa dy njerëzit që ecin mbi sipërfaqen e Marsit. Sipas Jackie, gjashtë punonjësit e tjerë të NASA-s janë dëshmitarë se kanë parë të njëjtën gjë.

Rrëfimi i Jackie ka nxitur teoricienët e konspiracionit  të thonë se kjo është dëshmi e një “programi të fshehtë të hapësirës”.’ “Unë pyes veten nëse ju mund ta zgjidhni misterin 27 vjeçar për mua.  Sonda Viking ishte duke ardhur vërdallë në sipërfaqe. Pastaj unë pashë dy burra me kostume hapësire, jo kostumi i rëndë i hapësirës por ai normal që ne  përdorim dhe që janë kostume mbrojtës. Ata erdhën nga horizonti dhe u drejtuan për tek “Viking Explorer”, rrëfen Jackie,e cila thotëse kur pa pamjet live nga ekrani ishte bashkë me 6 kolegë të tjerë. “Ne u ngjitëm me vrap nëpër shkallë – por ata e mbyllën derën dhe ngjitën një letër  tek vendi i çelësit që ne të mos shihnim asgjë” tha ajo. “Pyetja ime është – a ishin ata djemtë tanë?”

Misioni Viking në  Mars ishte kryer nga dy anije, Viking 1 dhe Viking 2, të cilat u lëshuan  brenda disa javëve distancë nga njëra-tjetra në vitet 1970. Çdo anije përbëhej nga një “orbiter” dhe një “lander”, të cilat udhëtuan të bashkangjitura për gati një vit për të arritur në orbitën e Marsit. Orbiter nisi  të merrte fotografi nga sipërfaqja e Marsit, ku ishte përzgjedhur vendi i uljes. Pastaj “ulësi” ( sonda) u shkëput nga orbiteri dhe u ul butësisht. Dy sondat Viking 1 dhe Viking 2  fotografuan gjithë planetin me atë që në atë quhej rezolucion të lartë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Edhe pse nuk u gjetën gjurmë të jetës, Viking gjeti elemente esenciale të jetës në Tokë, si  karbon, hidrogjen, oksigjen dhe fosfor,. elemente që ishin prezentë në Mars”, tha NASA. Pohimi i Jackie nuk është konfirmuar veç faktit që dy sondat Viking kanë zbritur në Mars në vitin 1976. /Express/

SHPËRNDAJE