Ish ushtari i UÇK-së, kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Selim Pacolli, është kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë të kësaj partie të cilët kanë njoftuar se vendimi erdhi për shkak të kërkesave të shumë degëve të kryeqytetit.

Selimi që është aktualisht drejtor i Swiss Diamond Hotel, ka qenë i angazhuar edhe në luftë.

Ai gjatë vitit 1999, si ushtar i UÇK-së, ka luftuar me pushkë për ta cliruar Prishtinën dhe tërë Kosovën nga Serbia.

Tash në paqe përmes garës politike do t’i të luftojë për ta marrë udhëheqjen e Prishtinës.

Selim Pacolli, është vëlla i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli. /Magazina.al

SHPËRNDAJE