Ish- ushtari i UÇK-së thyen rekord: Njeh tri gjuhë, ka fakultet, aplikoi mbi 100 herë dhe nuk u punësua

SKO16-19990615-GENERAL JANKOVIC, KOSOVO, YUGOSLAVIA: An unidentified US Army Albanian language interpreter (L) talks to a local Kosovo liberation Army (KLA) commander in Djeneral Jankovic at the Macedonia-Yugoslavia border, where the KLA have set up a regional headquarter in the building where the Yugoslav Army formerly was stationed, on Tuesday 15 June 1999. As the Yugoslav Army and its Interior Ministry Police withdraw as per the technical agreement they signed, the KLA is taking up positions, they say to provide their own security for their people who are now starting to return to Kosovo. EPA-PHOTO/EPA/GEORGI LIKOVSKI/stf/srw/kr/ow

Një ish- ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ketë arritur rekord.

Ai këtë “arritje” e ka realizuar me numrin e madh të aplikimeve që ka bërë nëpër institucione të ndryshme për të fituar një vend pune, por deri tani pa sukses.

Bëhet fjalë për Bekim Morinën , i cili ka të mbaruar shkollimin e lartë, fakultetin, i njeh tri gjuhë të huaja dhe ende nuk ka arritur të gjejë një vend pune.

Se ka aplikuar mbi 100 herë në konkurse ka treguar vetë Morina, i cili këtë e ka bërë pasi ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell gjatë ditës së sotme përmendi një person që shtatë herë ka dalë më i miri dhe nuk është pranuar në punë.

“Unë ju them se kam aplikuar me qindra herë e ende nuk jam pranuar askund. Kam të kryer fakultetin, flas tri gjuhë, e njoh mirë kompjuterin/rrjetet, por nuk më kanë ndihmuar të gjejë punë. Kam aplikuar nëpër konkurse aq shumë sa tashmë më njohin krejt fotokopjet në Prishtinë, zyrtarët e ministrive dhe institucioneve tjera”, ka thënë Morina.

Ish- ushtari i UÇK-së vlerëson se është për keqardhje që vetëm njerëz të afërt me pushtetin e politikën po gjejnë punë.

Ai thotë se është bërë njeri i njohur për gjithë fotokopjet në Prishtinë, pasi me qindra herë ka bërë gati dokumentet për konkurse.

“Besoni njerëz se kohën e fundit po ju vjen keq (marre) prej meje sa që nuk më marrin as pare për fotokopje të dokumenteve. Edhe me i pa si më shikojnë si për gjynah, se jam bërë për gjynah që aplikoj me qindra herë e plotësoj dokumentet dhe asgjë. Sa po më vjen keq prej vetes. Për mjerim jemi”, është shprehur Morina.

Ishte ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, i cili tha hapur të hënën se Kuvendi dhe Qeveria si dy institucionet udhëheqëse janë përgjegjëse për punësimin e njerëzve pa kritere nëpër pozita të ndryshme shtetërore.

Raporte të ndryshme hulumtuese kanë theksuar shpesh herë se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë dështuar të garantojnë qasje të barabartë dhe meritokraci në punësim. Madje është thënë se drejtuesit e institucioneve kanë ndikuar të bëhen punësimet me të njofshëm. Fakteplus

SHPËRNDAJE