Istref Klinaku: Takimi i vetem me Qani Mehmedin. Ja çfarë na tha

Në ditën që ndërroi jetë, gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi, një ngjarje të veçantë nga takimi i vetëm me të ka treguar, aktivisti e më vonë ish deputeti i LKÇK-së në Parlamentin e Kosovës, Istref Klinaku, transmeton portali Veriu.info. Në një takim që duket se ishte i rastësishëm, por në një kohë shumë domethënëse, Klinaku tregon se sa i sinqertë dhe njerëzor, ishte Qaniu. Ai u tregoj një ngjarje shumë të rëndësishme, Sejdi Veselit dhe Istref Klinakut, që në atë po bëheshin gati të hynin në Kosovë ku veç kishte filluar lufta.

Ja postimi i plotë i Klinakut:

Një dite tetori te vitit 1998 po pinim kafe ne terasën e një lokali ne Tirane me përfaqësuesin legal te LKÇK-së, Sejdi Veselin. Aty pamë Qani Mehmedin që ishte nisur drejte këtij lokali, ai kaloi fare pranë nesh dhe hapi derën, u ndal për pak çaste dhe nuk hyri. U kthye nga tavolina jonë që ishte afër dhe na u drejtua; “a ban more burra të pi një kafe me ju”? Ne u hutuam pakëz dhe te dy u përgjigjëm gati me një zë: “po more burrë si jo”
Pas pyetjeve te rëndomta ne mes nesh ai hyri ne teme.Na tha se kishte dëgjuar që ne të dy do te hynim ne Kosove(lufte).Po i tham është çështje ditësh e ndoshta edhe orësh, po presim.
Nuk munda ta lë pa u treguar diçka që ka të bëjë me ju të dy dhe me mua, kur mora vesh se po hyni ne Kosove, tha Qaniu me një sinqeritet njerëzor. Ne shikuam njeri tjetrin me habi dhe ai vazhdoi:
“Kam pasur presione, shantazhe e deri në kërcënime me jetë nga shërbimi informativ i Sali Berishës,që t’u percjell ju të dyve, donin të dinin çdo gjë për ju-me kë takoheni, ku rrini, çfarë flisni e gjera të tilla. Nuk munda pa u treguar, tha me një buzëqeshje shliruese, “se shpirt po bajmë”, tha ai duke lënë të qartë të nënkuptohej se i kishte përballuar ato presione.
Kur u ngritëm na shtrëngojë duart duke na dëshiruar fat dhe u largua duke na lënë të hutuar jo shumë për ngjarjen, por për sinqeritetin njerëzor të tij. Ishte hera e parë dhe e fundit që isha takuar me të.

SHPËRNDAJE