Izmaku: Sikur të interesoheshin ndërkombëtarët për të zhdukurit si për Specialen e Demarkacionin

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, në seancën që po diskutohet për personat e pagjetur tha se po të interesoheshin ambasadat e huaja për këtë temë, sikur për demarkacionin e Gjykatën Speciale, sot nuk do të ishin në këtë gjendje.

“Sot pashë interesim të paktë i zyrave ndërkombëtare e ambasadave, përjashtim Ambasadën Amerikane. Kujtova seancën e Demarkacionit dhe Gjykatës Speciale…

Me u përkushtu veç 20% të asaj forcë në përkapjeje që mekanizmat e tyre me i bo presion Serbisë, tjetër situatë do të kishim”, tha Izmaku.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Ajo tha se ka tri mandate që në këto data flasin për personat e zhdukur dhe ata të pagjetur dhe se fjalimet janë të njëjta, por se kësaj here është pak më ndryshe ngase nismëtar janë dy deputet që kanë të zhdukur familjar. E mbijetuara Saradna Bogujevci dhe deputeti Andin Hoti.

Ajo tha e bashkëndjen me civilët e pafajshëm të komuniteteve tjera të zhdukura.

SHPËRNDAJE