Ja çfarë do të bëj Haradinaj sot

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit mbanë konferencën përmbyllëse për medie.

Konferenca mbahet në ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.Ndryshe, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë ka bërë thirrje për që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në komunikacion gjatë festës.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj ka shkruar se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranon lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbin jetën të rejat dhe të rinjtë tanë.

Ai ka apeluar te çdo qytetar që këto ditë feste të mbajnë gëzim e lumturi e jo të shkaktojnë dhimbje.

“Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilentë dhe të pa-kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë, të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj.

SHPËRNDAJE