Ja çfarë foto kishte postuar Arian Daci pak minuta para vdekjes

Djali i Nexhat Dacit, Ariani ka humbur jetën sot në Brezovicë si pasojë e një orteku të borës.

Në ato momente, Daci ishte me shokun e tij, Ardian Bakalli, i cili shpëtoi me vetëm disa lëndime, shkruan Indeksonline.

Mirëpo para disa orësh, Daci kishte publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi me shok, në një lokal të Brezovicës.

Kjo ishte edhe fotoja e tij e fundit, para se orteku të ia marr jetën

Për vdekjen e Dacit ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së akademikut Nexhat Daci.

SHPËRNDAJE