Ja çfarë hanë norvegjezët – një ndër popujt më të shëndetshëm të botës

Mbani shënime! Unesco ka publikuar, prej pak kohësh, një raport mbi zhvillimin njerëzor që e vendos Norvegjinë si model shëndeti për pjesën tjetër të botës! Raporti merr parasysh disa faktorë, përfshirë edhe pritshmëritë e jetës. Të dhënat e mbledhura i japin Norvegjisë vendin e parë. Meqenëse është një shembull i mirë sa i përket stilit të jetës, menduam që është një shembull që duhet ta ndjekim të gjithë.

Ja çfarë është për t’u mësuar:
Mëngjesi norvegjez nuk ka asgjë të ngjashme me atë të pjesës tjetër të botës.
Mëngjesi përfshinë bukë norvegjeze me djathë, gjalpë dhe reçel. Nuk mungojnë rastet kur vendoset në tryezë edhe mish apo peshk, sallam, proshutë apo salmon të tymosur. Drithërat janë gjithashtu të përdorshme ndërsa kafja është thuajse detyrim!

Djathi në Norvegji është mbret por duhet të jetë patjetër i vendit dhe në ngjyrë të errët pasi ky lloj është tipiku.
Buka në formë piteje të hollë është një ushqim tipik të cilin norvegjesët nuk e ndërrojnë me asgjë tjetër. Është e kot t’ju themi që peshku salmon është gjithashtu ndër ushqimet më të përdorshme. Ata e hanë në çdo vakt, përfshi këtu edhe mëngjesin.

Fal klimës së ftohtë nuk mungojnë as llojet e ndryshme, të panjohura për ne, të frutave të pyllit.
Waffle-s janë ëmbëlsira e preferuar e norvegjezëve që i konsumojnë kryesisht gjatë pasdites. Kanë recetat e tyre tradicionale që shoqërohen edhe me përbërës të kripur edhe të ëmbël.

Tortat janë gjithashtu shumë të pëlqyeshme nga norvegjezët. Shpesh e teprojnë me to por temperaturat i ndihmojnë që t’i tresin!

Burimi: Huffingtonpost

SHPËRNDAJE