Ja çfarë pritet të prezantoj PDK-ja sonte në konferencën e paralajmëruar për mesnatë

Në konferencën e jashtëzakonshme të paralajmëruar për sonte në orën 23:00, PDK-ja pritet që të prezantoj kandidatët e saj për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, shkruan portali Veriu.info.

Nga ajo që është paralajmëruar nga disa eksponentë të PDK-së pritet që kjo

Listë e kësaj partie për kryetarë komunash të sjell edhe shumë befasi me kandidatë.

Në mesin e këtyre kandidatëve sipas burimeve të portalit veriu.info pritet që të prezantohet edhe kandidati i kësaj partie për komunën e Mitrovicës, e që është Valdete Idrizi.

Po ashtu pritet që të shpallet edhe kandidati i kësaj partie për komunën e Vushtrrisë, i cili nuk është lakuar ende në media nga kjo parti. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE