Ja cilat kafshë lejohen të theren për kurban e cilat jo

Besimtarët e besimit islam nesër e festojnë festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.

Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Zotit, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit.

Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.

Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për Zotin të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore.

Kurban Bajramit shprehet përmes therjes së kafshëve të caktuara, të cilat emërohen “kurban” ose sakrificë. Edhe ky akt fetar bie në ibadetet pronësore që çdo mysliman të therë kurban. Si kurban mund të theret bagëti e imët njëvjeçare (dele, dash, dhi, cjap), lopë dyvjeçare, ose deve pesëvjeçare.

Në parim, kafshë më të reja se këto nuk mund të theren për kurban. Për të qenë i vlefshëm kurbani, kusht është që të jetë krejtësisht i shëndoshë.

SHPËRNDAJE