Ja çka po ndodh në këto orë të vona mes LDK dhe VV

LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pushuar së zhvilluari takime në mbrëmje për të negociuar rreth marrëveshjes parazgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar nga zyra për media e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai është përgjigjur me “Jo” për klankosova.tv në pyetjen nëse kanë vazhduar takimet në mbrëmje.

Në anën tjetër ka mbetur edhe gjysmë ore afat për të dorëzuar në KQZ kërkesën për koalicione, ku deri tash këtë e kanë bërë tre koalicione: VAKAT, AKR-Nisma-PD dhe AAK-PSD.

SHPËRNDAJE