Ja gjashtë gjëra që Ajnshtaini në fakt nuk i ka thënë kurrë

Njerëzve u pëlqejnë shumë citimet e mira, dhe interneti e ka bërë shumë të lehtë të gjesh një të përsosur për çdo rast.

Por ka një gjë: Shumë nga figurat më të cituara të historisë (mendoni Abraham Lincolnin, Eleanor Rooseveltin, Albert Ajnshtajnin, Martin Luther King Jr.) thjesht nuk i kanë thënë disa nga citimet më të njohura, që ne ua atribuojmë atyre.

I gjithë “biznesi” i atribuimit gabim të citateve sigurisht nuk filloi me internetin – ka ndodhur prej shumë kohësh: Sapo një person i njohur fiton reputacion se mund të thotë gjëra të mahnitshme, të thella ose frymëzuese, njerëzit kanë tendencë t’i atribuojnë atij citime që mund të tingëllojnë si diçka që ata edhe mund t’i kenë thënë. Por që në fakt nuk ka ndodhur.

Garson O’Toole – një emër arti i përdorur nga shkrimtari i cili e quan veten “Hetuesi kryesor i citateve në Internet” – i quan njerëz si Abraham Lincoln, Mark Tuain, Dorothy Parker, Albert Ajnshtajn, Yogi Berra, Uinston Churchill dhe Marilyn Monroe “si superyje të citimeve”. Njerëz të tillë të famshëm dhe karizmatikë shpesh bëhen “ushtarë” për thënie që ata kurrë nuk i kanë nxjerrë nga goja, shkruan O’Toole në librin e tij të ri,” Hemingueji nuk ka thënë se: E vërteta pas citimeve të famshme”.

Për shembull, merrni këto citime të përsëritura dhe të ribotuara shpesh nga Albert Ajmshtaini – asnjë nga të cilat fizikanti i madh nuk i ka thënë me të vërtetë:

“Jo gjithçka që ka rëndësi mund të numërohet.”

“Definicioni i çmendurisë është që të bësh të njëjtën gjë pa pushim dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

“Gjithkush është një gjeni. Por nëse ju e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në pemë, do të kaloni tërë jetën duke besuar se është budallallëk”.

“Dy gjëra më frymëzojnë pa fund – qielli me yje atje lart dhe universi moral brenda meje”.

“Arsimi është ai që mbetet, nëse dikush ka harruar gjithçka që ka mësuar në shkollë”.

“Kur ulesh me një vajzë të bukur për dy orë, mendon se ka kaluar vetëm një minutë, por kur ulesh mbi një sobë të nxehtë për një minutë, mendon se kanë kaluar dy orë. Ky është relativiteti”.

Tani, ja cila është e vërteta për këto citime:

“Jo gjithçka që ka rëndësi mund të numërohet”

SHPËRNDAJE