Ja ku drekoi Haradinaj me rastin e festës së Pashkëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e festës së Pashkëve ka qëndruar në familjen e Petrit Palushajt në Krushevë të Madhe dhe në familjen e Pren Kolës në Zllakuqan të Klinës.

Me këtë rast Haradinaj ka shpërndarë edhe disa fotografi ku shihet duke drekuar e festuar me familjet në fjalë.

Ndryshe, para disa minutash në Prishtinë është mbajtur edhe Mesha Pashkëve.

Me këtë rast, liderët e vendit kanë uruar pashkët katolik për festën e tyre./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE