Ja kur do të fillon aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur ka caktuar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme.

Kryetarja e këtij komisioni Valdete Daka ka thënë se fushata zgjedhore fillon me 25 shtator.

“Fushata Zgjedhore fillon me 25 shtator, përfundon me 4 tetor. Janë dhjetë ditë fushatë. Po ashtu aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon me 30 gusht deri me 10 shtator”, ka thënë Daka.

Ndryshe për këto zgjedhje sipas KQZ-së nevojiten rreth 6 milion euro, ku ky Komision ka kërkuar nga institucionet të mos vonohet alokimi I këtyre mjeteve./FrontOnline/

SHPËRNDAJE