Ja kur do të jepen pagat me rritje

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Paga do të bëhet atëherë siç përcaktohet me ligj.

“Pagat me rritje pritet të dalin si janë të përcaktuara me ligj, prej kur ligji e përcakton atëherë edhe fillon ekzekutimi i pagave”.

“Ne e kemi planifikuar që për këtë vit, ky ligj mund të ketë kosto shtesë buxhetore, nëse e shikojmë buxhetin me kujdes te masa e pagave vjen 616 milionë”.

Në aspektin financiar edhe kostoja e ligjit është e mbuluar.

Hamza foli edhe për Projektligjin për Buxhetin, i cil tha se shpreson të kalojë pa ndonjë shqetësim.

“Sa i përket Projektligjit të Buxhetit në momentin kur vjen në radhë me kemi përgatitë të gjitha amendamentet dhe pres të kalojë pa ndonjë vështirësi”.

SHPËRNDAJE