Ja kur pritet fluksi më i madh i votuesve në Prishtinë

Xhevrije Muhaxheri,  menaxherja e qendrës së votimit në shkollën fillore “Metro Bajraktari” në një prononcim për Gazeta Blic,  ka bërë të ditur se deri më tani ka pasur një përqindje të vogël të votuesve krahasuar me zgjedhjet e 22 tetorit.

Muhaxheri tha për Gazeta Blic, se deri më tani kanë 6953 fletëvotime ndërsa dalje te votuesve përkthyer në përqindje gjithsej 36.53%. “Shumë më pak votues se në zgjedhjet e kaluara.

Deri në ora 11:00 kemi pasur vetëm 11% dalje të votuesve.”, pohoi ajo

Ndërsa, nga përvoja në zgjedhjet e kaluara Muhaxheri tha se fluksi më i madh pritet nga ora 18:00.

Për fund, ajo shtoi se nuk ka pasur asnjë incident të shënuar në këtë qendër./GazetaBlic

SHPËRNDAJE